Site icon PrishtinaPress

Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës.

Seanca do të fillojë në ora 10:00.

Në rend të ditës janë disa pika për diskutim.

I.  Seanca e veçantë, e paraparë më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor 2023:

1. Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).

II.  Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:

22.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

III.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:

2.  Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version