Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Në rend dite janë disa pika si, interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit; Ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”; shqyrtimi i tetë projektligjeve etj.
Seanca nis nga ora 10:00.