12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi mban sot tri seanca, një jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme. Në seancën e radhës do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Të dyja projektligjet, ai për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen sot, me procedura të përshpejtuara në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë.

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të parë Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Kurse seanca e jashtëzakonshme fillon në orën 12 dhe në rend të ditës është, Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Edhe në seancën e tretëm plenare, që pritet të mbahet nga ora 13, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raportimeve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img