Kuvendi mban sot dy seanca të jashtëzakonshme

67
Advertisement

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, e cila fillon nga ora 10:00, në rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Advertisement

Sot do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë ky projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Ky projektligj njëherë kishte arritur të merrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.

Mos votimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës ka marrë kritika të shumta nga sportistët, ku është thënë se nuk po votojnë një projektligj që i hap rrugë investimit në sportin kosovar.

Seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme fillon nga ora 11:00 dhe në rend ditë është gjendja në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës