Site icon PrishtinaPress

Kuvendi mban seancë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të mbajtur seancat e lëna në gjysmë,ku gjithsej janë shtatë të tilla.

Pasi të përfundojnë seancat e lëna në gjysmë, Kuvendi do të nis një seancë të re me 16 pika të rendit të ditës.

Më poshtë rendi i ditës për punimet e sotme që do të nisin nga ora 10:00

  1. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:
  2. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  5. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  6. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,
  7. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  9. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  10. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
  12. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

​ II. Pika e përfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.  2004/32 për Familjen i Kosovës,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e  Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  7. Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim
  8. Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

III. Pikat për seancë të re plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Interpelancë me ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

12 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

  1. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Exit mobile version