Site icon PrishtinaPress

Kuvendi mban dy seanca këtë javë, të fundit për sesionin pranveror

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të enjten dhe të premten do të ketë seancë.

Ndërsa të premten, ka deklaruar se do të jetë e fundit që do të jetë e fundit për këtë sesion pranveror.

“Një seancë mbahet të enjten me pika të papërfunduara dhe të premten do të ketë seancë të re e që do të jetë seanca e fundit për këtë sesion pranveror.Të premten do të jetë në rend dite edhe projektligji për pensionet, projektligj që Qeveria ia ka rekomanduar Kuvendit”, tha ajo.

Theksojmë se Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta dhe bllokim të Kuvendit në momentin që mbahet seanca.

Exit mobile version