12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi këtë javë mban dy seanca

Sot kryesia e Kuvendit e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka vendosur që këtë javë t’i mbajë dy seanca.

E para sot, ku po diskutohen pikat e pa përfunduara të seancave të kaluara, ndërkaq seanca e re do të mbahet nesër, ditë e enjte.

Kështu tha para gazetarëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Konjufca ka kërkuar që të ketë konsensus brenda kryesisë së kuvendit për miratimin e rregulloreve.

“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë. Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloj por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme po ashtu përveç asaj që i shihni të punëve të tjera që i bëjmë në Kuvend, po ashtu edhe caktimin e seancave”. Tha Konjufca.

“Edhe këto punë të tjera që i kemi që kanë të bëjnë me rregulloret e reja, mënyra se si funksionojnë Kuvendi i Kosovës, kjo ishte edhe arsyeja pse u mbajt kjo mbledhje e kryesisë. Seanca i kemi caktuar për sot është vazhdime lidhur me pikat që kanë mbetur të pa trajtuara, kurse nesër e kemi seancën e re”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img