-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi kërkon lirimin e Nehat Thaçit, nuk pezullohen bisedimet me Serbinë

Kuvendi i Kosovës me 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime miratoi Rezolutën e propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema, përmes së cilës kërkohet lirimi i drejtorit rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Pro Rezolutës së Zemajt ishin deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupit 6+.
Ndërkohë, Rezoluta e propozuar nga deputeti Gëzim Kelmendi, me mbështetjen e partive opozitare nuk mori votat e nevojshme.
Këto janë pikat e draft-rezolutës së prezantuara nga deputeti Zemaj, përcjell Telegrafi:
 

  • Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit
  • Bashkimi Evropian të ndërhyjë te Qeverisë e Serbisë për lirimin e Nehat Thaçit.
  • Për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, lirimi i tij të bëhet përmes zyrë së Mogherinit përfaqësues i lartë i BE-së. (kjo ka dal edhe nga dy shkresat që iu janë dorëzuar zyrave tona ndërkombëtare që janë në Kosovë zyrës së BE-së dhe zyrës së EULEX-it nga ministritë e linjës që dje janë paraqit këtu).
  • Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojmë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.
  • Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e Thaçit, njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.
  • Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherit insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia largohen nga sistemi i tyre ligjor.

 

133

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img