Site icon PrishtinaPress

Kuvendi jo efikas/ 53% e seancave u bartën nga viti i kaluar, shumë marrëveshje ndërkombëtare mbetën pa miratuar

Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka vlerësuar si të dobët punën e Kuvendit të Kosovës, por sipas tyre edhe gjatë këtij viti Kuvendi i Kosovë ka filluar me mos efikasitet.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se nga viti i kaluar 53 për qind e seancave janë bartur në vitin 2023.

Sipas tij, Kuvendi është duke treguar mosefikasitet e që si pasoj e kësaj vendi është pa Guvernator, pa anëtarë në Bordin e Trustit Pensional e seancat plenare të cilat vazhdojnë pa ndalur.

“E keni parë në raportin tonë për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 se si Kuvendi ka dështuar të ketë mbarëvajtje të rregullt gjatë seancave të rregullta, 53 për qind e seancave janë mbajtur me vazhdime, 22 seanca janë mbajtur me 54 vazhdime në ndërkohe nuk kanë përfunduar këto për viti 2022, ato kanë mbetur për vitin 2023. Ne e kemi parë që ai mos efikasitet është barët në vitin 2023, po flasim për 53 pika ku në mesin e tyre prej 18 janë votime të organeve kolegjiale dhe individuale që Kuvendi ka dështuar. Jemi pa Guvernator, jemi pa anëtar në Bordin e Trustit Pensional, në ndërkohë viti 2023 nis me seancat plenare të cilat ende vazhdojnë që të mos mbarojnë përkundër që mbahen ato seanca”.

Ai tha se ka vonesa edhe në votimin e projektligjeve të cilat nuk janë duke kaluar si pasoj e mos pjesëmarrjes së deputeteve të opozitës në proces.

Jakaj ka sqaruar se 30 për qind e ligjeve të miratuara deri më tani janë marrëveshje ndërkombëtare dhe në pritje janë edhe 14 për qind po marrëveshje ndërkombëtare ku kërkohen vota e dy të tretave të deputetëve.

“Tash kemi një situatë tjetër që tri jave nuk mbahet seancë, mbahet një vazhdim i seancës në ndërkohë dështon edhe ajo që të mbahet dhe mbahet me një pikë të rendit të ditës, e që ajo pikë është e vitit 2022. 30 për qind e ligjeve të miratuara deri më tani janë marrëveshje ndërkombëtare që janë miratuar deri më tani. 14 për qind e projektligjeve në procedure të shqyrtimit aktualisht janë marrëveshje ndërkombëtare për të cilat kërkohet vota e dy të tretave të gjithë deputetëve të Kuvendit. Në ndërkohe për të gjitha këto projektligje  ne kemi vonesa më së shumti për shkak të mos pjesëmarrjes së deputeteve të opozitës në procesin e vendimmarrjes për të cilët ata kanë shprehu pakënaqësitë e veta në lidhje me mos kalimin e mjeteve vetanake të komunave”, tha ai, raporton EO.  

Jakaj shtoi se në raportin për vitin 2022 kanë konsideruar që Kuvendi ka punuar dobët në të gjithë aspektet e mundshme, duke shtuar se ka pasur mostransparencë, mosefikasitet e mosllogaridhënie nga Qeveria.

“Nga akterët e tjerë të Kuvendit kryesisht përfaqësuesit politikë që kjo legjislature ka prodhuar ligje më shumë se sa legjislaturat e tjera. Ne në raportin për vitin 2022 kemi konsideruar që Kuvendi ka punuar dobët në të gjithë aspektet e mundshme. Ku kemi treguar qysh ka pasur mostransparencë, ka pasur mosefikasitet, ka pasur mos llogaridhënie nga qeveria dhe ka pas mos mbikëqyrej të plotë nga ana e Kuvendit për agjencitë e pavarura. Ne kemi konsideruar që Kuvendi është dobët sa i përket punës që duhet me ushtruar rolin që i takon edhe me Kushtetutë edhe ligj”, tha ai. 

Exit mobile version