-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi i publikon të gjitha shpenzimet për udhëtime që i kanë bërë deputetët nga viti 2011

Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve. Publikimi i këtyre raporteve vjen pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesënmarrje në seanca apo komisione parlamentare.

Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro.

ipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit.

“Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante. Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë.

Më poshtë mund të gjeni shpenzimet e secilit deputet:

Periudha: nëntor – dhjetor 2011

Periudha: janar – dhjetor 2012

Periudha: janar – dhjetor 2013

Periudha: janar – dhjetor 2014

Periudha: janar – dhjetor 2015

Periudha: janar – dhjetor 2016

Periudha: janar – korrik 2017

Periudha: gusht – dhjetor 2017

Periudha: janar – dhjetor 2018

Periudha: janar – dhjetor 2019

Periudha: janar – dhjetor 2020

Periudha: janar – dhjetor 2021

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img