Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, kanë miratuar amendamentin që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stambollit.
Ky propozim-amendament u hodh edhe një herë në votim.
Pak më herët, ku propozim-amendament nuk ishte votuar, pasi që nuk ishin në sallë 80 deputetët e mjaftueshëm, pasi duheshin 2/3 e votave.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se ky votim e meriton një duartrokitje.
“Konstatoj së me 93 vota për, përfshirë 17 vota të deputeteve që nuk janë shumicë, me zero vota kundër dhe zero abstenime miratohet unanimisht amendamenti nr.26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Absolutisht e meriton një duartrokitje”, tha ajo.
Konventa e Stambollit ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.