Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të vazhdojë pikat e mbetura të seancës së kaluar, ku edhe do të mbyll sesionin pranveror.
Një ndër to është formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Njoftimi i Kuvendit:
Rendi i ditës
Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare,
Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A,
Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00