Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale, i paraparë të votohet sot në Kuvendin e Kosovës është hequr nga rendi i ditës.
Kjo është bërë siç ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, cili ka thënë se duhet të zgjidhen edhe disa paqartësi.
Ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur ky projektligj do të jetë përsëri në Kuvend.
Ditë më parë edhe Oda e Afarizmit të Kosovës, i kishte bërë thirrje Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.