Sot Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur për qytetarët.
Kjo për faktin se Kuvendi sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Hapja e dyerve do të bëhet duke filluar nga ora 10:00.
Gjatë organizimit të aktiviteteve do të mbahet panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, tryezë dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.
Në ceremoninë e hapjes së Ditës së Demokracisë, flasin Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë dhe Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë.
Po ashtu do të hapet edhe Panairi i organizatave të shoqërisë civile në Hollin e Kuvendit, punëtori për Demokraci – Demos-it, Lojë shahu nga persona të verbër, publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës.