3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi hap dyert për qytetarët

Sot Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur për qytetarët.

Kjo për faktin se Kuvendi  sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Hapja e dyerve do të bëhet duke filluar nga ora 10:00.

Gjatë organizimit të aktiviteteve do të mbahet panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, tryezë dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Në ceremoninë e hapjes së Ditës së Demokracisë, flasin Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë dhe  Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë.

Po ashtu do të hapet edhe Panairi i organizatave të shoqërisë civile në Hollin e Kuvendit, punëtori për Demokraci – Demos-it, Lojë shahu nga persona të verbër, publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img