1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi e miraton deklaratën për përkujtimin e Gjenocidit të Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës me 84 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim e ka miratuar deklaratën për përkujtimin e Gjenocidit të Srebrenicës.

Nënkryetari i kuvendit, Bahrim Shabani, që vjen nga komuniteti boshnjak tha se Kuvendi i Kosovës vlerëson caktimin e datës 11 korrik si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë e që do të mbahet çdo vit.

“Kuvendi i Kosovës e vlerëson lartë miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 si dhe qëndrimet dhe argumentimet e shprehura përmes saj”.

“Kuvendi solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave si dhe kujtimi i Srebrenicë të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë kolektive për të ndaluar tragjedi të tilla në të ardhmen”, tha Shabani.

Më tej, Shabani tha se Kosova, në respekt të kësaj dite do të organizojë çdo vit ngjarje të veçanta dhe aktivitete në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img