Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës nuk ka arrit të zgjedh një anëtar të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.
Në garë ishin dy kandidatë, të cilët nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar bordi.
Në votimin me procedurë të fshehtë, kandidati Mehmet Kalisi ka fituar 29 vota, dhe kandidati tjetër Besnik Aliu ka marrë vetëm 10 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 78 deputetë, të pa vlefshme 39 fletëvotime.
Nënkryetarja e Komisionit, Saranda Bogujevci tha se në bazë të të dhënave nga Komisioni, asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Bordit të RTK-së nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.
Bogujevci tha se për këtë pozitë të anëtarit të bordit në RTK, duhet të përsëritet konkursi.