Site icon PrishtinaPress

Kuvend: Kurti thotë se Isa Mustafa shkeli 22 nene të Kushtetutës për Asociacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti pse nuk po i përmend 22 pikat e evidentuara nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshjen për asociacionin.

Kjo pyetje e Gashit, erdhi pasi kryeministri ka prezantuar gjashtë pikat për pranimin e Asociacionit.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Kurti ka thënë se ato 22 pika tregojnë numrin e shkelës së Kushtetutës nga ish kryetari i LDK-së.

“Këto 6 kushte që i vendosa unë. Janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik universal dhe europian të qeverisjes dhe politik bërjes. Vetëm pas njohjes reciproke mund të zbatohet asociacioni që s’mund të këtë pushtet publik dhe vetëm pas dorëzimit të armeve ilegale në veri. Në veri s’ka pasur asnjëherë dorëzim të armeve. Ky është një prej kushteve. Këto nuk i thotë Gjykata Kushtetuese, por i thotë KM i Kosovës dhe shpresoj ë pajtoheni. Unë jam i interesuar nga deputetët të dëgjoj se a mendoni e ndonjërin nga gjashtë kushtet duhet me heq”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version