Site icon PrishtinaPress

Kuvend “hajgare”, deputetët gjejnë kohë për tradita të shqepjes së këmishës në seancë plenare

Në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur deputetët e grupeve parlamentare, për të zhvilluar seancën e radhës.

 

Me këtë rast disa nga deputetët kanë gjetur kohë edhe për pak zakone.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze.

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, Ramadani ka shpërndarë çokollata për kolegët me rastin e lindjes së vajzës së tij.

Por është deputeti i Listës Guxo, Burim Meta i cili ka vendosur që të zgjasë këtë festë, duke ia zbërthyer këmishën deputetit Ramadani, traditë kjo që është përdorur në disa raste nga shqiptarët.

“Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës”, ka shkruar ai në storie në Facebook.

 

 

Exit mobile version