-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i dyshuar për “grabitje”

Bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Sekiraqa, i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, pas një muaji qëndrimi në arrest shtëpiak.

Xhemajl Sekiraqa po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja” dhe i njëjti u arrestua në Prishtinë në shkurt të këtij viti.

Por, Sekiraqes, i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak duke iu zëvendësuar me paraqitje në stacionin policor.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se në çështjen penale për ndihmë juridike ndërkombëtare kundër të pandehurit XH.S, i njëjti ka qëndruar një muaj në masën e Arrestit Shtëpiak, tani i është caktuar masa e paraqitjes në Stacion Policor. Kundër këtij aktvendimi është paraqitur ankesë për Gjykatën e Apelit”, tha Gashi për Express.

E njëjta shtoi se Kuvajti po kërkon ekstradimin e tij për veprën penale “Grabitje”.

Gashi tha se kundër të pandehurit XH.S kërkohet ekstradim nga shteti i Kuvajtit, për shkak të veprës penale Grabitje sipas legjislacionit penal të Kuvajtit.

Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ndërsa më pas me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img