Stacionët e autobusëve të cilët supozohet të shfrytëzohen për pritje dhe qëndrim të qytetarëve, janë shndërruar në deponi mbeturinash në Shkabaj të Prishtinës.
Një lexues i Prishtinapress ka dërguar foto të kësaj hapësire në të cilën hedhen mbeturina, dhe që shkaktojnë kutërbim sipas këtij qytetari.
Kjo pamje është pak kilometra në dalje të Prishtinës, saktësisht në Shkabaj.
Ndërkaq, ajo që e bënë ende më shqetësuese këtë gjendje është edhe puseta e hapur pranë këtij stacioni, e cila me hapësirën që zë rrezikon kalimtarët./ Prishtinapress