Home Magazinë Kushtrim Hasani largohet nga mediat kosovare, nis një kapitull të ri në...

Kushtrim Hasani largohet nga mediat kosovare, nis një kapitull të ri në Gjermani

Kushtrim Hasani, i njohur për publikun si “Show Meni i Kosovës”, ka njoftuar sot se nuk do të jetë më pjesë e mediave në Kosovë.

Gazetari bëri të ditur se ka siguruar vizën e punës për në Gjermani, duke hapur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij profesionale.

Me emocione të dukshme, Hasani foli për përvojën e tij në Kosova Info, duke e cilësuar atë si një nga periudhat më të rëndësishme dhe më të paharrueshme të rrugëtimit të tij gazetaresk.

Ai u shpreh se Kosova dhe njerëzit e saj do t’i mungojnë shumë, pasi këtu ka ndërtuar miqësi, kujtime dhe përvoja që, sipas tij, do t’i mbajë gjithmonë me vete.

Në fund, Kushtrim Hasani falënderoi veçanërisht një mik të tij nga Podujeva, i cili e ka ndihmuar në rregullimin e vizës së punës, duke i dhënë mundësinë për të vazhduar jetën dhe karrierën jashtë vendit.

Exit mobile version