Site icon PrishtinaPress

Kushti për vizat, Haradinaj: Çka kanë bërë deri tash diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane?

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bislimi i cili konfirmoi kushtin e ri të Francës për sistemin ETIAS.

Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social “Facebook”,  ka adresuar një pyetje për diplomatët kosovarë.

“Çka kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe ambasadorët dhe diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane për të mos qenë në gjendje të kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi?!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Tani që u konfirmua edhe zyrtarisht nga ZvKM Bislimi se ETIAS përbën kusht të ri dhe Kosova këtë e kuptoi tek sot kur filloi diskutimi në një grup punues bazik për vizat, shtrohet pyetja:

Çka kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe ambasadorët dhe diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane për të mos qenë në gjendje të kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi?!/Prishtinapress/

Exit mobile version