Site icon PrishtinaPress

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacioni, në mënyrë që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Po shkojmë në ndërtesë që t’i shohim kushtet…”, thotë Në arsyetimin e parë Kurti.

Për këtë, gazetarët tentuan dy herë të marrin një qëndrim nga Kurti gjatë një aktiviteti të tij në Graçanicë.

“Duhet të shkojmë tash, e kemi lënë bashkë me këta që i kanë marrë çelësat të takohemi te ajo qendra”, thotë arsyetimin e dytë Kurti.

Pas telefonatës mes Scholzit dhe Kurtit, kabineti i kancelarit gjerman deklaroi se ai ia theksoi kryeministrit kosovar rëndësinë e hapave konkret drejt Asociacionit për anëtarësimin e në KiE.

Presioni ndërkombëtar për Asociacionin është rritur ndaj Kosovës pak para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në KiE, që mbahet në mes të majit.

Qëndrim të ngjashëm si Gjermania ka shfaqur edhe Franca.

Kurse, hapat e Qeverisë deri në atë kohë janë vlerësuar si përcaktues për futjen apo jo në rend dite të aplikimit të Kosovës sivjet.

Exit mobile version