-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kushtetuta e Serbisë s’ka prekje me realitetin, Kosova është shtet më vete”, avokati i shquar serb flet rreth planit të BE’së

Para disa ditësh në debatin e ashpër dhe kundërshtues në skenën politike serbe rreth Plan-Propozimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, u përfshi edhe avokati i shquar serb, Sead Spahoviq.

Propozimi i BE-së, në rend të parë, Spahoviq tha se “është i mirë” dhe se normalizimi i marrëdhënieve “duhet të bëhet” si rrugë e drejtë para për anëtarësimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian .

Premisë kryesore e avokatit Spahoviq ishte se “Beogradi nuk ka kurrfarë sovraniteti në Kosovë” dhe se “Kosova do të vazhdojë rrugën e saj mëvete” sepse “është shtet me kushtetutë, institucione, territor dhe popull që jeton atje”

 

 

Vetë teoria klasike e shtetit Spahoviq thotë se përcakton që në mënyrë që një shtet të jetë shtet, i duhet të përmbushë tri komponente kryesore. “Që të ketë territor, që të ketë popull dhe që të ketë qeveri në atë territor”, tha ai, dhe se “Kosova i përmbush të gjitha këto”.

Në një intervistë dhënë për Insajderin, Spahoviq, ka një përgjigje për përfshirjen e tij në këtë debat.

“Unë nuk jam politikan”, thotë fillimisht ai, por shton se “atë deklaratë e bëra si kundërpeshë ndaj deklaratave të avokatëve më të famshëm të Beogradit, të cilin sulmonin presidentin se pse po e pranonte atë marrëveshje”.

“Në mendimin tim, të gjitha këto sulme të tyre burojnë për shkak të interpretimit të gabuar të natyrës ligjore të Preambulës së Kushtetutës së Serbisë të 2006’ës”.

Spahoviq jep leximin e tij në tri pika se si i sheh të definueshme relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E para është Marrëveshja e Kumanovës, thotë ai, ku “ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova dhe e njëjta vlen për prokurorinë, gjykatat, shërbimet inspektive dhe të gjitha trupat e tjerë shtetërorë të Republikës së Serbisë”.

Është normale që pala humbëse e luftës të vuajë pasojat, thotë ai, “që zakonisht janë humbje territoriale”. E këtë saktësisht e mohojnë politikanët dhe mediat në Serbi, “që e kanë humbur luftën në Kosovë”.

Elementi i dytë kyç në shpjegimin e tij është opnioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, “proces ky që për Serbinë përfundoi jofavorshëm, ku gjykata vendosi që pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Ky argument përdoret vetëm kur qeveria dëshiron të ‘pickojë hundët’ qeverive të kaluara që kontribuan në pavarësimin e Kosovës”, tha ai.

E treta, sipas Spahoviq, është Marrëveshja e Brukselit, “që është një hap më afër njohjes”.

“Për nga fakti se Kosova fitoi luftën dhe Serbia u tërhoq nga ai territor, si dhe prej verdiktit të GJND-së, rrjedhimisht Kosova është shtet”.  

 

 

“Teoria klasike e shtetit kërkon që të përmbushen këto përbërës: që të ketë territor, që të ketë popull dhe që të ketë qeveri në atë territor”, vazhdon ai.

“Kosova i përmbush të gjitha këto kushte”, konkludon ai.

Në lidhje me kundërshtime që Presidenti i Serbisë i bën një aspekti të Nenit 4 të Plan-Propozimit të BE’së, se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Spahoviq e sheh si të parëndësishme.

“Anëtarësimi në OKB nuk është parakusht për Kosovën që të ketë statusin e të qënit shtet”, tha ai, dhe se beson që është tejet e rëndësishme që palët të pranojnë marrëveshjen dhe të normalizojnë marrëdhëniet.

Por, sa i përket kundërshtimit serb të anëtarësimit të Kosovës në OKB, ai ka edhe një vështrim tjetër.

“Kjo duhet të shihet nga pikëpamja psikologjije dhe mitologjike, që janë komponent i rëndësishëm për secilin komb”.

“Serbia i referohet Kushtetutës së saj të vitit 2006, të miratuar shtatë vite pasi është larguar nga Kosova, që Kosovën e sheh për provincë autonome brenda Serbisë, ndonëse në këtë referendum shqiptarët jo vetëm që nuk morrën pjesë, por nuk u numëruan as si banorë”.

“Të gjitha provizionet e kësaj Kushtetute nuk kanë të bëjë asgjë me realitetin dhe janë shprehje e një neuroze kolektive që injoron faktet përmes një mekanizmi primitiv defansiv, e ashtuquajtura mohim i realitetit”, u shpreh mes tjerash ai.

Por, nuk ka gjë të rëndësishme në këtë, shprehet juristi serb. “Preambula e Kushtetutës, si dhe teksti dhe betimi i Presidenti të Republikës nuk janë burime të së drejtës, prandaj përmendja e Kosovës në këto formulime nuk ka rëndësi reale”.

Vetëm përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia të zgjidhnin problemnet e tyre të ndërsjella, shprehet ai.

“Sidoqoftë, duhet ta keni ndërmend që në Serbi ka rezistancë të madhe ndaj anëtarësimit në BE, një vetëdije mitike armiqësie ndaj Perëndimit, dhe mbi të gjitha veprimet malinje të Rusisë, të cilët, sipas mendimit tim, janë burimi kryesor i problemeve në Ballkan ku Serbia është e përfshirë”.

Në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe drosë që ajo mund të shndërrohet në një “Republika Srpska”, Spahoviq, thotë se “në mendimin tim, kjo nuk është arsye e mjaftuehsme që të lihet minoriteti serb në Kosovë pa garancione serioze dhe mbrojtjes ligjore brenda një formati serioz ligjor”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img