13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja pezullon marrëveshjen e Ramës me Italinë për emigrantët

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, ka pezulluar ratifikimin nga ana e parlamentit të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, e parashikuar për t’u votuar nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kushtetueses, e cila vlerësoi se kërkesa e bërë nga deputetët që mbështetin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë, përcjell klankosova.tv.

Siç shkruan tvKlan, kjo nuk është fjala e fundit që Kushtetuesja ka thënë për këtë marrëveshje, pasi vendimi përfundimtar lidhur me fatin e protokollit të nënshkruar në 6 nëntor nga dy kryeministrat Rama e Meloni do të jepet në datën 18 janar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img