1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja hedh poshtë pretendimet e Listës Serbe për Ligjin për Investime

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e Listës Serbe se Ligji për Investime Strategjike është në kundërshtim me kushtetutën e vendit si dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Në vendimin e kushtetueses thuhet se Lista Serbe nuk ka ofruar dështmi që tregojnë se ky ligj është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka  konstatuar sot se parashtruesit e kërkesës nuk kane dëshmuar pretendimin e tyre ne baza kushtetuese dhe nuk kane paraqitur prova qe tregojnë se si dhe perse me Ligjin e kontestuar për Investime Strategjike është shkelur Kushtetuta, qofte për shkak te procedurës, qofte për shkak te përmbajtjes” thuhet në vendim.

“Gjykata deklaron se Ligji nr. 05/L-079 për Investimet Strategjike ne Republikën e Kosovës është ne pajtueshmëri me Kushtetutën, qe do te thotë se ai është kushtetues”.

Lista Serbe kërkonte nga gjykata qe te vendosë masë të përkohshme që Ligji për Investime Strategjike të pezullohet. Kryetari i kësaj partie, Slavko Simiq, ka thënë për media se Projektligji për investime është i dëmshëm dhe njëri nga faktet është se konteston edhe pronësinë e Kishës Ortodokse në Kosovë.

Lista Serbe vazhdon të mbajë “të ngrirë” qëndrimin e saj në institucionet e vendit. Një nga arsyet e bojkotit të tyre vije si pasojë e miratimit të këtij ligji dhe Ligjit për Trepcën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img