1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kushtet e rënda ekonomike shkaktojnë sherr, burri rrah brutalisht gruan në Rahovec

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Rahoveci, e cila e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që 22 vjet.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se rasti i fundit ka ndodhur dje, kur i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet për shkak të kushteve të dobëta ekonomike të familjes.

I dyshuari e ka grushtuar bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe inicimin e rastit për dy vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë familje”, kurse gruaja me fëmijët është dërguar te familja e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img