-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kusht mbi të gjitha kushtet”, Asociacioni “diskriminon” pikat e tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është shndërruar tashmë në një hap të domosdoshëm për zbatimin e tjera pikave të marrëveshjes Kosovë – Serbi. Edhe pse jo në përputhje me një pikë të aneksit për zbatimin e marrëveshjes e cila shpjegon se renditja e pikave të Aneksit nuk paragjykon rendin e zbatimit të tyre, zyrtarët e BE-së dhe ShBA-së theksojnë e së Asociacioni mbetet prioritet kryesor, duke rënë ndesh me atë çka u ra dakord në Ohër. Pa zbatimin e Asociacionit duket se nuk nis as zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Rendi i paragrafëve të Ankesit nuk paragjykon rendin e zbatimit të tyre.” – thuhet në pikën 9 të Ankesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim. Megjithatë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mbetet “kusht mbi të gjitha kushtet” në normalizimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë dhe se pa zbatimin e plotë të marrëveshjes për Asociacionin s’mund të ketë hapa tutje sipas disa burimeve diplomatike në Bruksel të siguruara nga Radio Evropa e Lirë. Sipas Brukselit, edhe pse Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet plotësisht, Asociacioni është prioriteti kryesor.

Draft-Statuti

Draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të me shumicë serbe i prezantuar të martën në Bruksel ishte “i papajtueshëm në themel” me Kushtetutën e Kosovës, deklaroi Kurti, pas konkludimit të takimit të Nivelit të Lartë dhe njoftoi se Ekip Menaxhues që hartoi atë është “dekomisionuar”, përkatësisht shpërbërë. Ky draft, pohoi Kurti, shpërfaqte “dëshirë të zjarrtë për Republika Srpska në Kosovë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë mospranim të Draftit nga pala kosovare u shpreh se “nëse ashtu duan të luajnë, atëherë s’ka as nevojë e as kuptim të marrim seriozisht argumentimin”.

Ky reagim i palëve dhe drafti i prezantuar në Bruksel nuk ishin befasi për Bashkimin Evropian duke marrë parasysh qëndrimet e mëparshme mes palëve.

“Nuk e kishim parë dokumentin para prezantimit. Por, nuk ishte befasi për ne, sepse kishim dëgjuar qëndrimet e palëve më herët. Ishte propozim për kompetenca shumë të gjëra ekzekutive. Dhe, për ne nuk ishte befasi që Kurti e refuzoi. Kurti prezantoi propozimin e tij, krejt të kundërt nga drafti i Ekipit Menaxhues. Asgjë e papritur nuk ishte as kjo. Tash duhet të tentojmë t’i tejkalojmë dallimet mes palëve. Prandaj, prezantimi nuk ishte akt në vete, por nisje e një procesi të domosdoshëm“, thotë një zyrtar i lartë i BE-së.” – ka thënë një zyrtar i BE-së për REL.

Sipas BE-së, Ekipi – tashmë i shuar – Menaxhues nuk ishte “as në delegacionin e Serbisë, as në atë Kosovës“, por Ekip “në vete”. Sipas tyre, formimi i këtij ekipi është i definuar në marrëveshje dhe ai përbëhet nga persona që i propozon pala serbe, por emërohen formalisht nga ekzekutivi kosovar.

“Diskutimet duhet të bazohen në marrëveshje dhe në praktika të mira evropiane,“ – sipas zyrtarit të lartë të BE-së. “Procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fatin e dialogut. Pa pajtim rreth statutit dhe pa formimin e Asociacionit nuk mund të ketë sukses në dialog“.

Si do të duket Asociacioni?

Draft-Statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe i prodhuar nga Ekipi Menaxhues dhe versioni i paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ishin të dyja serioze”, sipas Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar. Ambasadori amerikan, në një bashkëbisedim online me gazetarë, ka thënë se mes këtyre dy perspektivave “duhet të gjejmë një rrugë të mesme” të kësaj Asociacioni që të jetë në përputhje me parimet dhe kërkesat evropiane për proceset e anëtarësimeve në BE të Kosovës dhe Serbisë.

Escobar dha një shpjegim për qëllimet e Asociacionit dhe vizionin amerikan pas tyre. Asociacioni do të shërbejë si një “platformë për serbët etnikë” për t’u angazhuar në jetën qytetare dhe demokratike të Kosovës.

Sipas Escobar, gjendja aktuale është si vijon: “Topi është bë oborret e palëve për të nisur të gdhendin propozimet e tyre për t’i bërë më të pajtueshme për palën tjetër dhe të nisin të kërkojnë për një model të bëshëm evropian(…)”. Tash palët do të paraqesin “versionet më të rafinuara” të tyre për këtë Asociacion, sipas Escobar.

Escobar e bën të qartë se Asociacioni do t’i nënshtrohet vlerësimit “parlamentar dhe ligjor” në tërësi, me një motiv primar; “që të sigurohet që ajo (Asociacioni) të bëhet i pakthyeshëm dhe pjesë qendrore e normalizim të marrëdhënieve”.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë tepër të përqendruara në sigurimin që kjo marrëveshje, për të cilën kemi punuar shumë, të bëhet realitet. Dhe ky realitet – nis me Asociacionin. Kjo – që normalizimi është i qendërzuar në të drejtat e pakicave, veçanërisht minoritetit serb, në Kosovë. Prandaj është absolutisht kyçe. Andaj, është edhe pritshmëria jonë dhe do të thoja është kërkesa jon që të shkohet para në këtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img