-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kushëriri i Sali Çekajt i shkruan letër publike Bekim Jasharit: Lëvizja Popullore e Kosovës e ka tradhtuar familjen Jashari

Veprimtari shqiptar në diasporë, Emrush Çeku, përmes një postimi në facebook i është drejtuar me një letër publike ish kryetari të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, njëherit edhe djali i heroit të kombit, Hamëz Jasharit.

Në këtë letër publike, Çeku ka treguar se si në emër të LDK-së e kishin ndihmuar familjen Jashari me 23 mijë e 700 marka gjermane.

“Ky aksion u ndërmor vetëm për Landin e Baden Württembergut, ku brenda një kohe të shkurtë tubuam 23.700 DM, nga të cilat 3000 ia dërguam familjes Manxholli,ku nga sulmi barbar i forcave serbe ishte plagos nje vajzê dhe kishte nevoi pêr sherim kurse 20.700 DM kryetari, tani i ndjerë, Shaban Bobaj dhe Mejdi Laçaj ia dorëzuan bacës Rifat në München”, shkruan ndër tjerash Çeku, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Lëvizja Popullore e Kosovës e ka tradhtuar familjen Jashari.

“Për hir të së vërtetës, LPK-ja nuk e ka ndihmuar as atëherë por as më vonë familjen tuaj, përveç se kanë përfituar dhe janë pasuruar në emër të familjes Jashari, gjoja se e kanë përkrah atë, gjë që nuk është fare e vërtetë! “Lëpëkëistët”- lere që nuk kishin asgjë të përbashkët më LDK-në, madje ata gjithnjë e kanë luftuar presidentin Ibrahim Rugova, edhe e kërcënonin dhe as nuk e lejuan me e vizituar varrin e heroit Adem Jashari, ndërsa në anën tjetër e akuzonin se nuk po e viziton”, shkruan Emrush Çeku.

Postimi i plotë:

LETËR PUBLIKE DJALIT TË HEROIT HAMEZ JASHARIT:

I nderuar Bekim Jashari,

Humbja e juaj në zgjedhjet komunale më kthen 23 vite pas, pikërisht në 22 janar 1998, kur forcat kriminale serbe kishin ndërmarrë aksion barbarë kundër familjes tuaj, familjes atdhetare dhe patriotike të Shaban Jasharit, e cila ishte bërë halë në sy për pushtetin fashist serbë, kur në mbrojtje të Kosovës do bien dëshmorë 56 anëtarë të familjes tuaj, si dhe një vajzë e familjes Manxholli..!

Pas këtij sulmi kriminal, Ademi e thërret Rifatin në München të Gjermanisë dhe i thotë; bacë, kontakto me Sali Çekun dhe Hafiz Gagicën në Shtutgard dhe porositi që t’i thonë Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës të na ndihmojnë me mjete financiare, sepse kemi nevojë urgjente për armatim. Salihu dhe Hafizi e kontaktuan Bukoshin dhe Isën, por këta iu thanë; “nuk mundemi me i ndihmuar sepse kjo do bëhet e madhe”, kështu që Salihu, Hafizi dhe Shaban Bobaj na thërrasin në takim urgjent neve 40 kryetarëve të aktiveve të LDK-së në Baden Ëürttemberg, na e tregojnë ngjarjen, dhe Salihu, i cili kishte ushtruar në Surrel afër Tiranës me Ademin dhe Zahirin dhe shumë ushtarë tjerë në vitin 1991, të cilët e kishin thyer kufirin bashkë me 32 luftëtarë tjerë, duke sjellë armatim në Kosovë, tha se për Ademin i cili kishte ngelë pa armatim duhet të ndërmerret aksioni urgjent për t’i dalë në ndihmë familjes Jashari, meqë rast u zgjodhën tre aktivist; Avdyl Muqiqi, Emrush Çeku dhe Selim Koca për organizimin e aksionit për tubimin e të hollave.

Ky aksion u ndërmor vetëm për Landin e Baden Württembergut, ku brenda një kohe të shkurtë tubuam 23.700 DM, nga të cilat 3000 ia dërguam familjes Manxholli,ku nga sulmi barbar i forcave serbe ishte plagos nje vajzê dhe kishte nevoi pêr sherim kurse 20.700 DM kryetari, tani i ndjerë, Shaban Bobaj dhe Mejdi Laçaj ia dorëzuan bacës Rifat në München.

Për hir të së vërtetës, LPK-ja nuk e ka ndihmuar as atëherë por as më vonë familjen tuaj, përveç se kanë përfituar dhe janë pasuruar në emër të familjes Jashari, gjoja se e kanë përkrah atë, gjë që nuk është fare e vërtetë!

“Lëpëkëistët”- lere që nuk kishin asgjë të përbashkët më LDK-në, madje ata gjithnjë e kanë luftuar presidentin Ibrahim Rugova, edhe e kërcënonin dhe as nuk e lejuan me e vizituar varrin e heroit Adem Jashari, ndërsa në anën tjetër e akuzonin se nuk po e viziton familjen Jashari..!?

Me këtë rast dëshiroj t’iu njoftoj se kur është vrarë Zahir Pajaziti me 1997 dhe Besnik Restelica, Aktivi i LDK-së ku unë isha kryetar, por edhe aktivet tjera, i kemi ndihmuar këto dy familje.

Me një fjalë, ne e kemi mbajtur gjallë arsimin dhe shëndetësinë në Kosovë, i kemi ndihmuar minatorët, familjet skamnore, kemi formuar fonde, si ai për ndihma humanitare që njihet si fondi i Achenit, fondi për vetëmbrojtje i cili më vonë do shndërrohet në Fondin e 3 % përqindëshit. Ne kemi punuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, e jo për pushtet, dhe më në fund neve mërgimtarëve na injoruan, na diferencuan, na larguan nga partia, neve që Kosovës ia falëm rininë tonë, mundin dhe sakrificat tona të pafund. Madje, qindra mërgimtarë erdhën në frontin e luftën dhe ranë heronj duke e dhënë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Andaj, me këtë rast desha me të njoftuar se këta që të injoruan dhe të nënçmuan në zgjedhjet lokale, janë të njëjtit “çlirimtarë” të cilët para 23 viteve e kanë tradhtuar dhe e lanë të vetmuar Adem Jasharin dhe familjen tuaj heroike !

Emrush Çeku, kushëri i afërt i heroit Sali Çekaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img