1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush u bë “sebep” që Komuna e Prishtinës humbi 1.4 milionë euro nga vendimet gjyqësore?

Komuna e Prishtinës ka humbur nga janari deri në qershor të 2023-ës, 1.4 milionë euro shkaku i pagesave të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Këto janë të dhënat e raportit të Thesarit, që funksionon brenda Ministrisë së Financave.

Front Online ka kërkuar nga komuna e Prishtinës detaje se për cilat raste gjyqësore bëhet fjalë.

Nga komuna i kanë thanë portalit se rastet më të shpeshta të humbjeve lidhën me kompensimet e marrëdhënieve të punës në Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë.

Kompensimet përfshijnë shujtat, shpërblimin jubilar, transportin, inflacionin dhe pagën e 13-të.

“Kompensime për të punësuarit në Drejtorinë e Arsimit parashihen me “Kontrata Kolektive të Arsimit në Kosovë, e hyrë në fuqi me datë 18.04.2017, dhe e nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit në njërën anë si dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës si dhe Kulturës (SBASHK”), e ku në nenin 2.1 të saj përcaktohet se “Dispozitat e kësaj kontrate Kolektive janë të zbatueshme për të gjithë punëdhënësit në sektorin e Arsimit, (Komunat DKA, KD të Universiteteve e Institucioneve të Arsimit të lartë, MASHT-in etj)”, thuhet në përgjigje

E njëjta situatë paraqitet edhe tek kompensimet me Drejtorinë e Shëndetësisë.

“Kompensimet për punësuarit në Drejtorinë e Shëndetësisë parashihen me” Kontratën Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë (KKSHSH), e cila është nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.”

Komuna thotë se kompensimet e tilla nuk janë paraparë me Ligjin e Punës.

Komunarët e pranojnë se po dëmtohen nga këto pagesa kryeqytetasit.

Fajin për humbjet ia hedhen Ministrisë së Financave.

“Komuna e Prishtinës , gjatë përgatitjes së buxhetit nuk ka paraparë linje te veçantë buxhetore, për këto lloje të kompensimit, për shkak se njëjta Komuna e Prishtinës nuk është nënshkruese e Kontratës Kolektive Sektoriale në Kosovë (KKS), ndërsa nënshkruesja e kësaj Kontrate Ministria e Shëndetësisë, ka pasur obligim që së bashku me Ministrinë e Financave, të ndajë mjete buxhetore për Komunën e Prishtinës, në mënyrë që të krijohet buxheti për zbatimin e kontratës në fjalë”.

Jeton Halimi është Drejtor Ekzekutiv në Institutin për Studime Evropiane dhe Globale.

Ai po kërkon që kryetari Përparim Rama të marrë masa.

“Humbje e madhe janë 1.4 milionë euro për buxhetin e Komunës së Prishtinës, z.Rama duhet të merr masa menjëherë të evitojë humbjet e tjera në lidhje me vendime tjera gjyqësore. Ai duhet të kërkojë llogari për këto humbje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img