0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush po u thotë të huajve mbani në Hagë krerët e UCK’së -Blendi Fevziu tregon çfarë i thanë diplomatët

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, mbrëmë në një intervistë ka thënë se ka informacione që “njerëz të rëndësishëm të politikës në Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt [Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi], Kosova s’ka qetësi”.

Fevziu tha se kjo është thënë në kuptimin politik.

Ai nuk e bëri publik emrin e personit, pasi tha se këtë ia ka thënë në konfidencë dikush që ka qenë pjesë e bisedimeve.

“Unë kam një informacion që mund ta bëjë publik që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike, që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do me thënë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën… Në kuptimin politik, pra ideja është na mbani ata brenda që të jemi një çik më rehat këtej. Kjo është cinike. Nuk mund ta bëj publik emrin, sepse personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve”, tha Fevziu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img