Site icon PrishtinaPress

Kush po dominon me statistika në basketbollin kosovar

Sezoni aktual në Prince Caffe Superligën e basketbollit sa shkon e bëhet më atraktiv, raporton Indeksonline.

Në statistikat e kësaj jave, ekipi i KB Pejës dukshëm është duke dominuar, ndonëse shqiponjat u njoftuan me humbjen e parë të stinorit në transfertë te KB Vëllaznimi.

Pejanët kanë sulmin më të mirë në Superligë, me mesatare prej 94.12 pikë për ndeshje.

Ata gjithashtu kanë më së shumti topa të vjedhur (9.63), bllokada (3) dhe efikasitet në gjuajtje të lira (85.16%).

Në statistika, Peja ndiqet nga KB Trepça, që ka mbrojtjen më të mirë, me mesatare prej 76 pikësh të pësuara, 44 kërcime dhe 43.54% efikasitet në gjuajtje për tre pikë.

E treta për nga statistikat është Golden Eagle Ylli, me efikasitet në asistime (22.38) dhe gjuajtje për dy pikë (58.22%)./Indeksonline/

Exit mobile version