1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush janë dhjetë zyrtarët që u ngrit sot aktakuzë ndaj tyre, për tenderin e rrugës Prizren-Prevallë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

Me këto veprime të pandehurit B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Merret vesh se tenderi që ka aktivizur Prokurorinë në këtë rast është “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë.

 

 

Aktakuza është ngritur ndaj ishte zëvëndësministrit të Infrastrukturës, Muhamet Gashi, sekretarit Betim Reçica, zyrtares përgjegjëse të Prokurimit, Valmira Bllaca, zyrtarëve Zymer Avdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqit, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç dhe Blerim Dina.

Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, në kohën kur ministri Abrashi ishte në SHBA si pjesë e delegacionit për marrëveshjen në Uashington, kanë vënë firmën në dy kontratat, lot I dhe lot II.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img