3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush janë biznesmenët shqiptarë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me oligarkët rusë, që u sanksionuan nga ShBA?

Shqipëria u është bashkuar formalisht sanksioneve të SHBA-BE kudër Rusisë, pas agresionit i paprovokuar dhe të paligjshëm rus ndaj Ukrainës.

Themi formalisht pasi sanksionet po mbeten vetëm në letër, pasi institucionet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të prerë lidhjet financiare në Tiranë të oligarkëve pranë Vladimir Putinit.

Nga dokumentet e siguruara nga ‘Prapaskena’, oligarkët rusë rreth Putinit kanë shtrirë duart e tyre të kamufluara mbi tregun e bankave, telefonisë, pronave dhe shërbimeve të tjera, në bashkëpunim me biznesmenë shqiptarë.

Po kush janë biznesmenët shqiptarë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me oligarkët rusë, të cilët janë objekt i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Prapaskena sjell disa prejt tyre dhe lidhjet përkatëse.

Luan Leka
Bosi i mafies bullgare Jeko Petkov Kolev, i lidhur me oligarkë dhe mafiozë rusë, ka aplikuar për të përvetësuar Gjirin e Kakomesë, në emër të kompanisë së biznesmenit Luan Leka. Bëhet fjalë për “RIVIERA KAKOME”, me pronar Luan Leka. Prapaskena mëson se administrator i kësaj kompanie ka qenë pikërisht Jeko Petkov Kolev, i akuzuar nga amerikanët si përfaqësues dhe bosi i mafies bullgare, si dhe i lidhur me oligarkët rusë.

Akan Ajdini (IuteCredit)
Akan Ajdini është administrator i IuteCredit, e cila është degë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit. Kosova e ka mbyllur IuteCredit me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime, pastrim parash dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko. Edhe pse e përfshirë në mashtrime në Shqipëri dhe pastrim parash të oligarkëve rusë, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta mbyllur IuteCredit

Elvin Guri i ‘ONE’ (AMC)
Elvin Guri i kompanisë së telefonisë së lëvizshme ‘One’ është një nga fijet lidhëse të financimit dhe bankave ruse në Tiranë, të cilat mund të hedhin para për interesat e Putinit dhe për të promovimin e putinizmit në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2029, shqiptaro-bullgari Ervin Guri dhe bullgari Spas Roussev i blenë Telekom Albania për 50 milionë euro, e cila më pas ndryshoi emrin në One Telecommunications, e njohur si ‘One’, më parë AMC, që është kompania e dytë më e madhe e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Ortaku i Ervin Gurit, Spas Roussev është një biznesmen tepër i dyshimtë bullgar, me histori të errëta lidhjesh me krimin e organizuar, mafien, financiarë rusë pranë Putinit dhe politikanë të korruptuar. Ortaku i Ervin Gurit ka pasur lidhje të fortë interesash dhe biznesi me ish ministrin e financave të Bullgarisë Milen Velchev. Njeriu që kontrollin sot ONE bashjë me Ervin Gurin, është shfaqur në një jaht në Monako me Ivan Todorov, një nga trafikantët më famëkeqë të Bullgarisë. Kompania e Ervin Gurit dhe Spas Roussev është lakuar për financim nga bankat ruse, të cilat drejtohen nga njerëz të rrethit të Putinit.

Endri Ikonomi Credit 2 All
Endri Ikonomi, i akuzuar si pjesë e skandalit të publikimit të të dhënave të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve dhe të huajve, është administrator i kompanisë Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), e specializuar në konsulentë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë. Kompania e Credit 2 All është në pronësi të oligarkut rus 57-vjeçar, Oleg Viktorovich Boyko, një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, me një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë. Oleg Boyko konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një personazh i dyshimtë, me lidhje me krimin e organizuar dhe si i mbështetur nga pushteti i Vladimir Putin për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje.

Bledar Shella dhe Duka (OTP Bank)
Bledar Shella është administrator i OTP Bank në Shqipëri, ndërsa beu i futbollit dhe oligarku i pullave Armand Duka është pjesë e këshillit mbikëqyrës. OTP Bank është pjesë e Grupin Hungarez OTP, ku aksioner kryesor është rusi Megdet Rahimkulov, një oligark pranë Putinit. Megdet Rahimkulov është rusi i 52-të më i pasur. Megdet Rahimkulov është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së së bashku me dhjetëra oligarkë të afërt të Putinit.

Bernard Çumashi
Bernard Çumashi është një tjetër personazh i lidhur me oligarkët rusë. Çumashi është administratori i ICTS Albania, kompanisë përgjegjëse për sigurinë e institucioneve të rëndësisë së veçantë në Shqipëri. ICTS Albania ka lidhje të forta dhe dyshohet se financohet nga kompania ruse Gunvor Oil, të cilën departamenti i shtetit e ka vënë në listën e zezë me motivacionin se zotërohet direkt nga presidenti rus Vladimir Putin. Vite më parë, institucionet ligjzbatuese shqiptare i bllokuan një tranfertë prej 13 milionë eurosh Gunvor Oil.

Elvis Lekaj
Elvis Lekaj është pronar i kompanisë Dream Albania Real Estate & Tour, e cila vepron në fushën imobilare. Leksaj dyshohet se financohet nga qarqet ruse dhe shërbimet sekrete jo miqësore. Lekaj është monitoruar për lidhje të dyshimta me oligarkë rusë. Ka gjithashtu dyshime se Lekaj instalon përgjues në ndërtime dhe pajise, me objekt persona të caktuar me interes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img