2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kush është zyrtari i pushtetit që ka zhvilluar pesë telefonata me Radoiçiqin?

Gazetari Berat Buzhala, ka paralajmëruar publikimin e disa përgjimeve, ku dëgjohen zyrtarë shumë të afërt të Kurtit, duke koordinuar veprime, respektivisht veprime politike e shtetërore, së bashku me njerëz të afërt me Milan Radojiçiq.

Krejt këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.

Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të”, ka thënë Buzhala.

Tutje Buzhala ka thënë se një politikan shqiptar e i afërt me Kurtin, takohet me “messengerin” e Radojiçiqit, e lexojnë mesazhe të Radojiçiqit së bashku.

Tutje Buzhala ka thënë se aty shihet se si Milan Radojiçiq thotë se nëse ai vendos t’i nxjerrë mesazhet me Qeverinë, “do t’ia thyejë kokën Qeverisë”.

“Ditëve në vijim do t’i publikoj këto materiale, që i konfirmojnë këto që po i them”, shton Buzhala.

Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img