Site icon PrishtinaPress

Kush është Pepe – anësori që Chelsea duhet të paguajë afro 70 milionë euro

Chelsea po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Portos, Eduardo Gabriel Aquino Cossa, që shkurtimisht njihet si Pepe.

Por, Bluve u është thënë se braziliani nuk është i disponueshëm për asgjë më pak se klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar më parë ka qenë subjekt i një oferte prej 28 milionë euro nga Arsenali. Dhe tani gazeta portugeze Record pretendon se rivalët londinez – Chelsea i ka shfaqur interesimin skuadrës portugeze për lojtarin e tyre.

Pepe iu dha shansi për në ekipin e parë te Portos sezonin e kaluar pasi Luis Diaz u shit te Liverpooli. Ai bëri gjithsej 40 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Topçinjtë deklaruan interesimin e tyre për anësorin në fillim të kësaj vere me ofertën prej 28 milionë euro. Oferta u refuzua menjëherë nga Porto, i cili vazhdoi të qëndrojë për mbi dyfishin e tij dhe që atëherë nuk ka pasur më oferta.

Interesi i Chelseat për Pepe mund të varet nga ndjekja për anësorin e Everton, Anthony Gordon. Ai thuhet se i ka thënë Toffees se dëshiron t’i bashkohet klubit të Londrës Perëndimore.

Anësori 21 vjeç është i etur për të bërë këtë lëvizje pasi dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu beson se kjo do ta ndihmojë atë të futet në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate përpara Kupës së Botës në Katar, e cila fillon në nëntor.

Raportimet pohojnë se Chelsea është i përgatitur të lëshojë një ofertë prej 65 milionë euro për Gordon.

Exit mobile version