1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kush është më i sigurt për telefonin tuaj: Pattern, Pini apo Passwordi?

Njerëzit përdorin metoda të ndryshme për sigurinë e telefonit, si pin, parttern, ose password që të tjerët të mos kenë kyqje në të, shkruan DNews, transmeton lajmi.net.

Por hulumtuesit teknologjikë kanë shfaqur një realirtet të frikshëm në lidhje me këto metoda në Simpoziumin e Sigurisë Sistemore për vitin 2017.

Ata e kanë parë se përdorimi i modelit Pattern (Strukturës), mund të bashkëngjitet me versionin e algoritmit të kompjuterit dhe në këtë mënyrë do të gjendet për më pak se pesë tentime.

Sistemi arrin të merr shenjat e gishtave të pronarit të telefonit që prej dy metra largësi. Kështu që nëse keni menduar se Pattern Lock është më i sigurt se passcode, mund të keni gabuar.

Madje shumë njerëz përdorin shifra të lehta, çka ju bën edhe më të lehtë të tjerëve që të thyejnë më shpejt këtë kod.

Pini me katër numra përcjell 10 mijë kombinime, nga katër deri në nëntë pattern përcjell afër 400 mijë kombinime, por nëse përdorni një pasword alfanumerik, numri i kombinimeve rritet në mënyrë eksponenciale.

Nëse përdorni një pasword alfanumerik me pesë karaktere, të cilat karaktere formojnë 90 opsione të ndryshme, ju do të përfundoni me afër 6 bilion kombinime të ndryshme. Pra paswordi është më i sigurti.

Por natyrisht nëse dikush e sheh paswordin tuaj, do të mbaroni ju dhe telefoni juaj.

Por, çka mendoni në lidhje me kyçjen e telefonit me anë të gishtit?

Nuk është e sigurt, nga që ekzistojnë kopjimet 3D.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img