J.D. Vance, senator 39-vjeçar nga Ohajo, po garon si kandidat i Partisë Republikane për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah ish-presidentit Donald Trump.
Vance iu fut politikës pasi fitoi famë me memoarin e tij, ku shkroi për jetën e tij të vështirë si fëmijë. Vance ka qenë kundërshtar i zëshëm i ndihmave për Ukrainën, dhe mbështetës i zhvendosjes së vendeve të punës dhe të industrive në SHBA. Ai ka qenë, po ashtu, kritik i madh i Trumpit, para se të ndryshonte qëndrim dhe t’i bashkonte forcat me ish-presidentin.
Video:
https://www.facebook.com/share/v/btH95DBpzruakzUE/?mibextid=UalRPS