1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kush është ‘Daja’ nga Peja? Njeriu i grabitjes së 6 milionave në Rinas

Ragip Hajdini nga Peja, i njohur ndryshe me nofkën “Daja” dyshohet të jetë një prej organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit.

5 persona të veshur me kamuflash hynë më 9 prill në Aeroportin e Rinasit duke grabitur shumën e madhe të parave, për t’u larguar më parë me automjetin me mbishkrimin “Kontroll Tatimor”.

Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar shtetasit Oltian Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor pas analizimit të të gjitha provave të grumbulluara deri në momentin e arrestimit të tij. Megjithatë, i arrestuari i 6-të për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, Ragip Hajdini, nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor.

50-vjeçari nga Peja është pyetur nga hetuesit menjëherë pas arrestimit, por nuk ka dhënë sqarime lidhur me rolin e tij në grabitjen e disa miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Hajdini, i cili u arrestua pasditen e së premtes, pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të hënën(sot) për t’u njohur me masën e sigurisë, ku nga hetuesit ka dyshime se ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Policia e Shtetit në Shqipëri arrestoi Hajdinin pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili deklaroi para hetuesve se ishte një shqiptar i Kosovës që shoqërohej me Admir Muratajn.

Lidhur me këtë rast policia shqiptare ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img