Burri i Natalie Portman, Benjamin Millepied, dyshohet se ishte në një lidhje me një grua shumë më të re.
Ndonëse Page Six raportoi se çifti po përpiqen të shpëtojnë martesën e tyre, iu tregojmë pak më shumë se kush është gruaja që dyshohet se i vodhi zemrën Millepied – të paktën për një kohë?
Emri i saj është Camille Etienne dhe është dy dekada më e vogël.
Megjithatë, burime pranë Portman dhe Millepied na siguruan se të dy “nuk janë ndarë”, duke shtuar se “Ben po bën gjithçka që mundet për ta bërë Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre”.
Dyshja u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të saj “Black Swan”, për të cilin ai bëri koreografinë. (Ata më vonë bashkëpunuan në filmin e saj të vitit 2018, “Vox Lux”).
Të njëjtit u fejuan në dhjetor 2010 dhe u martuan në gusht 2012.
Djali i tyre, Aleph, lindi në qershor 2011 dhe vajza e tyre, Amalia, erdhi në shkurt 2017.
Çifti u raportua se u ndanë në vitin 2022, por me sa duket u pajtuan në 10-vjetorin e tyre në gusht.
Sidoqoftë, revista franceze Voici pretendoi se Portman zbuloi – ose ndoshta ri-zbuloi – lidhjen e supozuar të burrit të saj në fillim të marsit 2023.
Gazeta publikoi foto të Millepied dhe Etienne duke hyrë veçmas në zyrën e tij në Paris në fund të majit 2023 dhe duke dalë dy orë më vonë, 10 minuta larg njëri-tjetrit.
Për çfarë njihet Camille Etienne?
Sipas Instagramit të saj, i cili mburret me afro 300 mijë ndjekës, Etienne është një aktiviste për ndryshimet klimatike dhe drejtësinë sociale.
Ajo shfaqet në shumë programe televizive, duke mbrojtur besimet e saj.
E njëjta është gjithashtu një autore, që thuhet se ka shkruar një libër me titull: “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Powerlessness”.
Sipas Voici, ajo ka bërë një sërë filmash të shkurtër mbi mjedisin dhe është paraqitur në një sërë artikujsh rreth arritjeve të saj në mbrojtjen mjedisore gjatë viteve të fundit.
Camille thuhet se është nga rajoni i Savojës së Francës, ku ajo jeton.
Ajo është vetëm 25 vjeçe. Millepied është 45 vjeç dhe Portman 41 vjeçe.
Një nga miqtë e Etienne është superylli Greta Thunberg. /Telegrafi/