Site icon PrishtinaPress

Kush e spiunoi Adem Jasharin pas vizitës në Shqipëri më 1993?

Nënkoloneli shqiptar Sokol Poga ka rrëfyer një storie mjaft interesante për ngjarjen e luftës.

Por një dëshmi tronditëse e botuar në të përditshmen “Dita” tregon se Berisha mund ta ketë shitur Jasharin tek serbët.

Nënkoloneli në rezervë, Sokol Poga, i dekoruar në Kosovë për ndihmën ndaj UÇK, tregon se si Adem Jashari i ka thënë se si shteti shqiptar i ka shitur tek serbët.

“Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2 (ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga shteti amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të stërvitur në Shqipëri, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të shpërndahen kryesisht në Zvicër, Gjermani e Austri. Vetë Ademi prej atëherë qëndroi në ilegalitet”, rrëfen Poga.

Exit mobile version