0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për pamjet e publikuara nga Burgu i Prizrenit?

Pas publikimit të incizimeve në media nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka paraqitur padi penale ndaj përgjegjësve që ofruan këto pamje.
Mirëpo sa mund të ndikojnë këto publikime në pengimin e hetimeve dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penalë të Kosovës, cilët persona kanë kryer vepër penale në këtë rast?
Në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se në këto raste ndaj medieve nuk mund të iniciohet ndjekje penale dhe se nuk ka përgjegjësi penale.
Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale në këtë fazë të procedurës penale ndalon qasjen e dokumenteve, dëshmive apo çfarëdo informacioni që ndërlidhet me zbardhjen e këtij rasti, nga persona të paautorizuar, përfshirë publikimin e tij.
“Të gjitha institucionet që janë duke trajtuar këtë rast, janë të obliguara që mos të zbulojnë apo të i ofrojnë qasje në asnjë të dhënë që do të mund të dëmtonte hetimet lidhur me këtë rast”, thotë Miftaraj.
Ai ndër të tjera tregon se Kodi Penal, keqpërdorimin e informatave apo të dhënave zyrtare si në rastin konkret, përmes zbulimit apo ofrimit të dhënave tek personat e paautorizuar e klasifikon si vepër penale, e cila mund hyjë në kapitullin e veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar apo edhe të zbulimit të fshehtësisë zyrtare.
“Andaj, çdo zyrtar shtetëror i cili në mënyrë të kundërligjshme zbulon të dhëna të tilla duhet të përgjigjet para ligjit. Mediet në raste të tilla sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, nuk kanë përgjegjësi penale, respektivisht edhe nuk mund të iniciohet ndjekje penale”, thotë Ehat Miftaraj.
Edhe avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi ditë më parë ka dorëzuar kallëzim penal, ndërkaq ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img