0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kush do të jenë rekordthyesit e sezonit 2016-17? (Foto)

Sezoni 2016-17 në futboll në top ligat Evropiane, do të jetë i mrekullueshëm – trajnerë, lojtarë dhe ekipe mund të thyejnë rekorde të ndryshme
Meqenëse jemi në prag të sezonit 2016-2017, Goal.com ka bërë një përmbledhje të lojtarëve, ekipeve e trajnerëve që mund të thyejnë rekorde, përcjell Gazeta Express.
1. Cristiano Ronaldo, i cili deri më tani ka shënuar 364 për Real Madridin, mund të arrijë shifrën e 400 golave gjatë sezonit 2016-17.

2. Manchester United mund të bëhet klubi i parë në Premierligë që grumbullon 2000 pikë në histori të kësaj lige. Ata janë 48 pikë larg kësaj arritjeje…

3. Paris Saint-Germain mund të thyejë rekord gjatë sezonit 2016-17 duke arritur 100 pikë, sezonin e kaluar grumbulluan 96 pikë.

4. Juventus mund të bëhet klubi i parë në histori të Italisë që fiton gjashtë herë më radhë titullin e Serisë A.

5. Gianluigi Buffon (589) mund të arrijë shifrën e 600 paraqitjeve në Serie A. Vetëm Paolo Maldini (647), Javier Zanetti (615), Francesco Totti (601) dhe Gianluigi Pagliuca (592) kanë paraqitje më shumë se legjenda e Juventusit.

6. Dy lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi (22) dhe Cristiano Ronaldo (26) mund ta thyejnë rekordin e Ryan Giggs sa i përket asistimeve në Ligën e Kampionëve, i cili ka 30.

7. Nëse Manchester United fiton Premierligën, Zlatan Ibrahimovic do të përfundojë në krye të renditjes tabelore për herë të 14’të në 16 vite – diçka që vështirë se mund ta arrijë ndonjë lojtarë.
Anglia do të ishte shteti i pestë që Ibrahimovic fiton ligën, pas Holandës, Italisë, Spanjës e Francës.

8. Edinson Cavani (81) mund të bëhet vetëm lojtari i katërt që arrin shifrën e 100 golave me PSG’në.

9. Menaxheri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, synon të behet trajneri i vetëm që fiton katër herë Ligën e Kampionëve.

10. Me një tetor, Arsene Wenger do të bëhet vetëm trajneri i dytë që arrin të menaxhojë një skuadër për 20 vite që kur futbolli anglez u shndërrua në Premierligë në vitin 1992.

11. Lionel Messi (456) mund të bëhet lojtari i parë në histori të Barcelonës që shënon 500 gola për klubin në të gjitha garat.

12. Real Madrid (6) ndan rekordin me Barcelonën me nga gjashtë gjysmëfinale me radhë në Ligën e Kampionëve, derisa këtë edicion mund ta thyejë këtë rekord nëse arrijnë sërish kaq larg.

13. Wayne Rooney (245) është vetëm katër gola larg rekordit të golashënuesit më të mirë në histori të Manchester United, që e mban legjenda Sir Bobby Charlton me 249 gola.

14. Francesco Totti (248) mund të arrijë shifrën e 250 golave në Serie A këtë sezon. Vetëm Silvio Piola (274) ka shënuar më shumë në ligën e Italisë.

15. Philipp Lahm (481) mund të arrijë 500 paraqitje për Bayern Munich.

16. Cristiano Ronaldo (93) mund të bëhet lojtari i parë që shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve/Kupat Evropiane.

17. Mesfushori i Evertonit, Gareth Barry (595) mund ta kalojë Ryan Giggs (632) si lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Premierligës, nëse luan çdo ndeshje këtë sezon.

Me gjitha këto rekorde në pritje për t’u thyer gjatë sezonit 2016-17, spektakli është i garantuar. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img