Mbrëmë tre persona e kanë sulmuar në orët e mbrëmjes të së hënës, gazetarin dhe analistin Valon Syla. Sulmi ka ndodhur pasi ai ka dalë nga studio e televizionit, ku ishte në emisionin debatues të mbrëmjes.
Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se sulmi ndaj gazetari është i orkestruar.
“Ky sulm nuk është vetëm ndaj medieve, lirisë së shprehjes, por ndaj demokracisë në Kosovë, Nuk është sulm vetëm ndaj Valonit, por edhe atyre që shprehen”, tha ajo sot për Info Plus në RTK.
Kusari, tha se historikisht në Ksoovë, nuk ka pasur politikë shtetërore për të mbrojtur gazetarët. “Ky rast duhet të shërbej që të reflektojnë njerëzit në pushtet, që të ndërmarrin obligimet ndërkombëtare”, theksoi ajo.
Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se është shokuese që ende nuk ka reaguar Presidentja e Kosovës për të dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla./PrishtinaPress/