Site icon PrishtinaPress

Kusari: Sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje, kjo është shqetësuese

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, thotë se Kosova i takon Kornizës Evropiane të Lirisë së Shprehjes, e cila nuk lejon shpifjen por e lejon mendimin e lirë dhe e mbron atë.

“Evropa dallon nga Amerika”, tregon ajo.

“Mundesh me fol por jo me shpif. Nëse dikush mendon se është bërë shpifje ndaj tij, ose ndaj dikujt, mund të ndjekë mjetet juridike. Jo me dhunë fizike. E drejta e lirisë së shprehjes i mbron mendimet. I mbron edhe ato mendime që nuk janë të pranueshëm lehtësisht nga të gjithë. I mbron edhe ato mendime që shokojnë, trondisin dhe ofendojnë. Kjo është ajo që po dua të them. Liria e mendimit është e mbrojtur”, shton Kusari.

Kusari po ashtu thotë se prej vitit 2018 sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje.

Exit mobile version