Flutura Kusari, juriste e mediave, ka kërkuar nga Radio Televizioni i Kosovës që të njoftojë lexuesit për largimin e publikimit të lajmit të rremë nga të gjitha platformat.
Sipas Kusarit me largimin e lajmit nga mediumi boshnjak është vulosur se lajmi ka qenë i rremë dhe i pambështetur në fakte.
Kësisoj Kusari ka kërkuar nga RTK-ja që t’i përmbahet disa pikave.
“Media boshnjake qe ka dezinformu per kinse kontrolle te mediave te Kosoves nga Serbia e ka fshire ate pjese te lajmit, pas njoftimit per padi. Kjo i ven vule faktit qe informata ka qene e rreme dhe e pambeshtetur ne fakte.
Mbi kete baze, RTK sonte duhet te:
1. Njoftoje lexuesit qe e largon lajmin nga te gjitha platformat
2. Kerkoj ndjese ndaj mediave dhe publikut per dezinformim
3. Marre masa ndaj personave qe e kane orkestruar dhe zbatuar publikimin e dezinformates
4. Te publikoje raportin qe po e mban sekret pa asnje baze ligjore
A do te ndodhe nje gje e tille?
Dyshoj qe partia e lejon nje gje te tille, por shpresa vdes e fundit. Nderkohe, mbes ne pritje te njoftimit per mbledhjen e bordit, takimet e te cilit tash po behen ne menyre sekrete si me qene takime me tema te sigurise kombetare”, thuhet në reagimin e Kusarit.