Site icon PrishtinaPress

Kusari: Qeveria ka qasje armiqësore ndaj mediave

Juristja e së drejtës të mediave, Flutura Kusari, ka thënë se Qeveria Kurti është duke pasë një qasje armiqësore ndaj mediave.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se mediat janë targeti më i lehtë i ekzekutivit pasi u vënë në pah punën dhe kritikat.

“Projektligji është vazhdim i qasjes armiqësore që qeveria edhe LVV e ka ndaj mediave, unë në disa raste e kam përshtypjen që të mos dalë shumë qesharake se janë monitorues të mediave”.

“Qeveria është shndërruar në një monitoruese e mediave, i kuptoj që kanë qenë opozitë dhe e kanë tepër vështirë që ta pranojnë kritikën, patjetër kur ke kundërshtime duhesh të gjesh një armik, dhe mediat janë targeti më i lehti”,ka thënë Kusari-Lila.

Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

Exit mobile version