Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka folur sërish për deputetët e larguar nga partia, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.
Në “60 minuta”, ajo ka thënë se kanë pasur informacione, por jo lajmërim të drejtpërdrejtë nga ata. Madje, ajo ka shtuar se “vetë Korenica nuk ka javë që ka deklaruar se nuk largohet nga VV”.
“Kishim informacione të ndryshme por lajmërim të drejtpërdrejtë nga ata jo. Indikacionet kanë qenë për një periudhë disa javore se mund të dalin ose largohen, përkundër që e kanë mohuar një gjë të tillë. Vetë Korenica nuk ka javë që ka deklaruar se nuk do të largohet nga GP i Vetëvendosjes.”
Jemi në periudhë para zgjedhjeve, tashmë po ndjehet sensi i fushatës dhe kjo në funksion të orientimit të tyre apo angazhimit të tyre politik nuk është befasi.” – ka thënë ajo.
Pyetur për paralajmërime të tjera për largim nga partia, Kusari u përgjigj:
“Nuk kam paralajmërime të tilla, ka pasur më shumë diskutime mediatike sesa që ka pasur Brenda në rarpot me këto kërkesa. Si pozitë jemi në numër të dy grupeve parlamentare, jemi 62 deputetë”.