Site icon PrishtinaPress

Kusari-Lila thyen heshtjen, flet pasi Limaj iu vetofrua VV-së për koalicioin

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila në këto zgjedhje kandidoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo, tha se grupi i tyre ka hyrë në këto zgjedhje për të qeverisur vetëm.

Kusari-Lila kur u pyet për deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili i hoqi vijat e kuqe për Vetëvendosjen nuk komentoi me arsyetimin se “është herët të flitet” kur rezultatet ende s’janë certifikuar.

“Lëvizja Vetëvendosje, grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen. Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj vesoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët”, tha ajo për T7.

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj u pyet nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti.

Ai deklaroi se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që e fton.

Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus. /Periskopi/

Exit mobile version